OPOZITA E BASHKUAR, KONFERENCË PËR LISTAT E HAPURA

Partia Demokratike thotë se hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore funksionojnë bashkë.

Ish deputeti Oerd Bylykbashi ka publikuar një format flete votimi duke treguar sipas tij në të njëjtën fletë votimi mund të jetë edhe lista e partive në koalicion dhe përbri saj kandidatët për deputetë për të zgjedhur.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shprehet se objektivi i Ramës është të ndalojë opozitën të konkurojë e bashkuar si koalicion në zgjedhje…

Ndërsa, n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se koalicioni opozitar është fitues de fakto i zgjedhjeve të ardhshme ndaj dhe kryeministri Edi Rama kërkon të mashtrojë qytetarët me listat e hapura.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT NË BASHKINË LEZHË, JA ÇFARË KËRKON GJYKATA E LEZHËS

Pas ankimimit të paraqitur nga PD Lezhe, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur shfuqizimin …