Friday , 15 January 2021
Breaking News

ORA E RE POLICORE NË PRAG TË KRISHTLINDJES, REAGON KISHA KATOLIKE

Imzot Frendo ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke e cilësuar atë të nxituar dhe diskriminues.

Kisha Katolike, përmes një letre drejtuar Komitetit të Ekspertëve bëhet e ditur se ishin marrë të gjitha masat për kremtonin e meshës në kuadër të Krishtlindjes. Në njoftimin e kishës katolike, për dijeni të ministres Ogerta Manastirliu, thuhet:

“U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.”

Lexoni dhe kete

OBOTI NJË JAVË I RRETHUAR NGA UJI

Banoret e Obotit në Anë të Malit kanë vetëm për këtë mënyrë transporti nga ana …