ORELESI: ERDHA ME SHUMË KËNAQËSI TEK VLLAZNIA

Blerja më e re e Vllaznia, nigeriani Nuredin Orelesi, në prezantimin e tij para gazetarëve është shprehur i kënaqur me zgjedhjen e bërë. Duke folur tashmë si futbollist i skuadrës shkodrane, ai ka bërë të ditur se e njeh ambjentin dhe do të përpiqet të bëjë më të mirën për të por nuk ka patur dëshirë të bëjë ndonjë premtim sepse për të, më e rëndësishme është t’i kënaqë në fushën e lojës.

Sa i takon faktit se Orelesi pritet të luajë si qendërmbrojtës, vetë lojtari ka deklaruar se ka luajtur edhe më përpara në këtë pozicion dhe nuk përbën ndonjë problem për të.

Ardhja e Orelesit natyrisht që ka ngrohur ambjentin në rradhët e tifozëve megjithatë ata ende presin nga drejtuesit e klubit për të bërë të tjera përforcime në mënyrë që Vllaznia të jetë e kompletuar në të gjithë repartet, për të qenë shumë kompetitive në sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

SHORTI I KATEGORISË SË PARË, “VLLAZNIA B” E NIS ME EGNATIAN

Federata Shqiptare e Futbollit mesditën e së mërkurës ka hedhur në një nga ambjentet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin