ORELESI SHUMË PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA, E KERKON TEUTA

Eksodi i futbollistëve nga Vllaznia vazhdon. Çdo ditë e më shumë lexohen lajme për interesime të ekipeve të tjera për të marrë lojtarët e saj dhe ndonëse deri më tani vetëm Kalaja është zyrtarisht i larguar, në ditët e ardhshme priten edhe të tjerë. I rradhës që mund të lërë skuadrën shkodrane tashmë pas rënies së saj në kategorinë e parë, mund të jetë nigeriani Nuredin Orelesi. Siç bëhet e ditur, është ekipi i Teutës së Durrësit që ka shfaqur interes për këtë futbollist dhe ka nisur bisedimet me të për ta bindur që të firmosë me këtë ekip për sezonin e ri.

Tek Vllaznia lojtari ka patur një kontratë me të drejtë rinovimi edhe për një sezon por gjasat janë që palët të mos ulen për të negociuar. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Afrikani ka qenë një ndër futbollistët më të paguar në Shkodër dhe për këtë arsye, nuk kanë ndonjë interes për ta mbajtur. Çka do të thotë se largimi i tij është i sigurtë. Në fakt, kjo situatë tek Vllaznia duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ideja është që të përzgjidhet stafi i ri teknik që të hartojë listën e futbollistëve me të cilët do të nisë punën dhe më pas, t’u mbyllet dera të gjithë largimeve të këtyre lojtarëve që do jenë në planet e trajnerit të ri. Shpresat janë që fillimi i korrikut t’u japë përgjigje shumë dilemave që ekzistojnë tek Vllaznisë.

Por gjëja e parë që duhet bërë është zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të klubit. Mbledhja e dështuar e së martës, i ka lënë vendin mbledhjes së rradhës që është planifikuar për t’u zhvilluar pasditen e së premtes. Nëse ajo dështon edhe këtë herë, atëherë vërtetë që problemet tek kuqeblutë do shtohen edhe më shumë. Gjithsesi, shpresat janë që të mos ndodhë kështu dhe nga e shtuna të nisë puna në klubin shkodran.

Lexoni dhe kete

PREZANTOHET VORFA, PRITEN NDRYSHIME TEK VLLAZNIA

Pak ditë më parë u emërua në krye të ekipit të basketbollit të meshkujve të …