Tuesday , 29 September 2020

ORGANIZOHET NE LEZHE KONCERTI “FESTOJME SEBASHKU”

Bashkia Lezhë organizoi koncertin e fundvitetit “Festojmë Sëbashku”. Kjo veprimtari artistike e cila është kthyer në traditë të përvitshme në këtë qytet, bëri bashkë artistet lezhjanë dhe të ftuar të cilët përmes këngëve dhe interpretimeve dhe humorit mbajten mbërthyer publikun të cilët kishin mbushur sallen e pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri”.

Përgjegjësi i Pallatit të Kultures Mark Gjoka dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shprehen se ky koncert vjen në një moment të vështire për Lezhën, duke ju referuar pasoja që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Koncerti “Festojmë Sëbashku” zgjati rreth dy ore, duke sjellë një atmosfere festive për publikun lezhjan në prag të vitit të ri.

Lexoni dhe kete

“JAM INVALID, 8 MUAJ AS PËRKRAHJE, AS NDIHMË, ASGJË”

Klodian Luku është një banor i Shijakut, që bashkë me 16 anëtarët e tjerë të …