Friday , 13 December 2019

ORGANIZOHET PANAIRI I ULLIRIT NE GJORM TE KURBINIT

Kultivuesit e Ullirit u mblodhen në Gjorm të Kurbinit në një panair që organizohet për herë të parë në këtë zonë e cila është e njohur për prodhimin e ullirit. Aktiviteti me titull “Ulliri i Gjormit” u organizua me iniciativen e mjekut veterinar Imer Hysa, ndërsa qëllimi ishte promovimi i këtij produkti.

Fermeret të cilët janë kultivues të hershem të ullirit thonë se nuk kanë mbështetje nga institicionet që merren me sektorin e bujqesise. Në këtë panair u ekspozuan edhe produkte tradicioanel të zonës, duke tërhequr dhe vemendjen e vizitoreve të cilët vlersuan maksimalisht këtë veprimtari.

Ky panair u organizua pikërisht në vendin ku ndodhet ulliri 2 mije vjeçar me diameret 14 metra që vijon të jetë në prodhim, duke u konsideruar si ndër më të vjetrit në Ballkan.

Lexoni dhe kete

“3 DERRKUCET”, SHFAQJE PER FEMIJE NE TEATRIN “MIGJENI”

Fëmijet e Shkodrës kanë pasur mundësinë të ndjekin më afër premieren e shfaqjes për fëmijë …