Friday , 19 January 2018

ORGANIZOHET TURNEU I NËNTË I TENISIT “SHKODRA INDOOR 2017”

Për të nëntin vit me rradhë, në Shkodër po organizohet turneun i tenisit “Shkodra Indoor 2017” dhe ajo çfarë kënaq më shumë organizatorët e tij është padyshim rritja e pjesmarrësve por edhe e cilësisë nga viti në vit. Vetëm në kategorinë e seniorëve, sivjet morën pjesë 40 pjesmarrës dhe ky është një tregues që flet vetë. Agron Hafizi, një prej organizatorëve të këtij turneu, duke folur për televizionin Rozafa ndër të tjera bën të ditur se interesi për këtë sport është çdo vit në rritje në Shkodër.

Nga ana tjetër, një nga surprizat e turneve të tenisit në Shkodër është padyshim edhe një legjendë e futbollit shqiptar, Hysen Zmijani. Ai është jo vetëm një pasionant i këtij sporti por edhe një lojtar shumë i mirë.

Garat janë zhvilluar me rivalitet dhe kupën e fituesit të këtij edicioni e ka merituar tenisti nga Tirana Tedi Beni i cili në finale ka triumfuar ndaj Ardi Bletës. Ndërkohë, përpara dorëzimit të kupës, organizatorët kanë shpërndarë edh disa çertifikata mirënjohje për të gjithë ata që po kontribuojnë për promovimin dhe zhvillimin e sportit të tenisit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË PREMTEN MIQËSORE ME TËRBUNIN NË SHKODËR

Vllaznia do t’i japë fund përgatitjeve në Ulqin pasditen e së enjtes kur do të …