Thursday , 14 November 2019

ORGANIZOHET TURNEU “SHKODRA SUMMER CUP”

Futbolli I moshave në Shkodër duket se nuk do të ketë pushim. Pas përfundimit të kampionateve të tyre, së fundi është organizuar edhe një tjetër aktivitet shumë interesant. Bëhet fjalë për turneun “Shkodra Summer Cup” në të cilin marrin pjesë disa ekipe jo vetëm të Shkodrës por edhe nga Durrësi, Lushnja, madje edhe Maliqi. Bëhet fjalë për ekipe të grupmoshës U-13 të cilat për dy ditë me rradhë janë ballafaquar me njëri- tjetrin me objektiv shpalljen fitues. Sipas njërit prej organizatorëve, Jetmir Podgoricës, ideja është që ky turne të shndërrohet në të përvitshëm.

Ndërkohë, një nga ekipet pjesmarrëse në këtë turne është edhe Arena Shijak. Trajneri I saj Justin Bespalla në prononcimin e tij shprehet se turne të tillë janë shumë të vlefshëm për futbollistët e vegjël.

Pas një lufte të fortë sportive, fitues I edicionit të parë të “Shkodra Summer Cup” është shpallur ekipi Atletik që ka fituar në finale me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …