Thursday , 19 April 2018

OSHEE- ja RIKTHEN SKEMAT LEHTESUESE

Të gjithë abonentët familjarë apo biznese që kanë detyrime ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të kenë afat deri në 31 dhjetor që të paguajnë me këste. Pas skadimit të afatit të zbatimit të aktmarrëveshjeve në muajin Qershor, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE vendosi që të riaktivizojë skemat lehtësuese të pagesës me këste.

Në bazë të aktmarrëveshjeve, konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, përfitojnë reduktim kamatëvonese në masën 70%. Ndërsa këstet fikse për konsumatorët familjarë janë me vlerë 2800 lek dhe 1.200 për personat e kategorisë që trajtohen me ndihmë Ekonomike apo Pensionist Kryefamiljarë.

Ndërkohë për Konsumatorët jo familjare që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit në bazë të aktmarrëveshjes përfitojnë reduktim kamatëvonese në masën 50%.

Që prej nisjes së zbatimit të kësaj skeme OSHEE ka nënshkruar 390 mijë aktmarrëveshje nga abonentëve familjar dhe privat. Vetëm në bazë të pagesave me këste, ky institucion ka një reduktim të detyrimeve për 7-Mujorin 2017 me afro 1.7 miliardë lekë.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E FINANCAVE I PËRGJIGJET PD PËR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NË DY VITE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se investimet e …