Thursday , 20 February 2020

OSHEE ZBARDH BILANCIN E SAJ PËR 2019

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar një njoftim zyrtar nëpërmjet të cilit tregon bilancin e saj ekonomik përgjatë vitit 2019. Ky vit sipas OSHEE ka qenë ndër më të vështirit për shkak të thatësirës në Kaskadën e Drinit. Kostoja e pashmangshme e mbulimit me energji importi të prodhimit të munguar ashtu sikurse ekzekutimi i detyrimeve në zbatim të vendimeve të gjykatave cilësohen nga OSSHE si dy arsye kryesore për përkeqësimin e rezultatit vjetor financiar të kompanisë. Por, më tej në deklaratë sqarohet se kompania mbetet ende në parametrat e Bankës së Shqipërisë sa i përket shpenzimeve dhe arkëtimeve:

“Humbjet në rrjetin e shpërndarjes në vitin 2019 zbritën në 21.7% (kur objektivi i BB është 23%) ndërsa një vit më parë ato ishin 23.9%. Arkëtimet pritet të arrijnë 97% të vlerës së faturuar çka përbën rritje me 2% prej parashikimit në Buxhet dhe në Planin e Rimëkëmbjes së sektorit elektroenergjetik.” – shkruhet në njoftim.

“Përtej arritjes së këtyre objektivave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pritet të dalë për vitin 2019 me një rezultat financiar negativ prej 7.4 miliard lekësh.” – shkruhet më tej në njoftim. Në 2019 shpenzimet për blerjen e energjisë u rritën me 8.9 miliardë lekë më shumë se 2018, sipas OSSHE, duke e dërguar faturën e kompanisë për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji për konsumatorët në shifrën rekord prej 350 milion eurosh. Gjithashtu pagesa e detyrimeve të prapambetura ndaj KESH dhe pagesa për vendimet e gjykatave ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje përbëjnë pjesën tjetër të kostove të mëdha në bilancin e kompanisë për 2019.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI I RI, KONTROLLE NE PORTIN E SHENGJINIT

Të gjitha anijet që vinë nga vendet përëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, …