Wednesday , 27 January 2021

PA RRUGE E DRITA, FSHATRAT NE MIRDITE SI NE MESJETE

Ndodhen pak km larg rrugës së kombit, por mungesa e investimeve i ka lënë pas në kohë. Infrastruktura rrugore është shqetësimi kryesor i banoreve të fshatrave Munaz, Rrëja e Velës dhe Rrëja e Zezë në Mirditë.

Segmenti rrugor që i lidh me autostraden e kombit është terësisht i amortizua dhe lëvizja është mjaft e vështire, teksa në vazhdimësi ka dhe rrëshqitje dherash.

Banoret thonë se kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen dhe akuzojnë kryebashkiakun Ndrec Dedaj për mosmbajtje të premtimit për rehabiltimin dhe asfaltimin e kësaj rruge me gjatësi 7 km të cilen e ka premtuar që në mandatin e parë qeverises.

Problem në këto fshatra është dhe energjia elektrike.Banoret thonë se ndërprerjet e energji janë të vazhdueshme për shkak të amortizimit të rrjetit në të cilin nuk është investuar prej dekadash.

Këta fshatra me peizash piktoresk janë një mundësi e mire dhe për zhvillimin e turizmit malor, por mungesa e invesimeve e bën të pamundur diçka të tillë dhe në këtë situatë zona po braktiset masivisht nga banoret.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …