Friday , 22 October 2021

PA SHTEPI DHE E SEMURE, 67-VJEÇARJA APELON PER NDIHME

Lina Marku ka rritur me mundim 8 fëmijë, dy djem dhe 6 vajza.

Bashkëshorti është ndarë nga jeta nga sëmundje e pashërueshme, e tashmë që fëmijët kanë krijuar familjet e tyre, 67-vjecarja gjendet mes 4 rrugëve.

Prej gati 1 javë ka ngelur në qiell të hapur, pasi është nxjerrë nga banesa ku jetontë prej 5 vitesh. Shkak për këtë situatë është bërë pamundesia financiare e 67-vjeçarës për të paguar qiranë e shtëpisë.

Gruaja e vetmuar dhe e sëmure thotë se e vetmja e ardhur për të është pensioni me vlerë 120 mijë lek të vjetra, gjysma e të cilave i shkojnë për ilaçe. Sigurimi i një vendstrehimi është kërkesa e 67-vjeçares e cila ka ngelur në mes të këtër rrugeve.

Burime nga Bashkia Lezhë thonë se janë në dijeni të rastit por 67-vjeçarja e ka pasaportizimin ne Puke dhe i është kërkuar qe te zhvendos dokumentacionin ne Lezhe. “Menjëherë pas aplikimit do të gjendet zgjidhje për strehimin e saj”, premtoi Ndreu.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …