PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim me strukturat e kësaj force politike në këtë qark. Kreu i kësaj force politike Agron Duka u shpreh se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk dhanë rezultatin e pritshëm pasi ato nuk ishin zgjedhje normale dhe u prodhuan si shkak i një marrëveshje e cila për në si forcë ishte e qartë se po zgjedhim një të keqe më të vogël. Duka u shpreh se PAA është një alternativë ndryshe ndaj atyre që përfaqësojnë partitë tradicionale.

Duka u shpreh se përvec përgatitjeve për zgjedhje lokale në 2019, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare pasi përplasjet politike po japin sinjale të qartë, prandaj ne duhet të jemi të gatshëm me gjitha strukturat tona.

Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhëshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Në fund të takimit u shprëndanë edhe kartat për anëtarët e rinjë të PAA-së.

 

Lexoni dhe kete

KE HAP BISEDIMET PER ANETARESIMIN NE BE TE SHQIPERISE

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të …