PAÇRAMI: DUHET NDËRHYRJE E SHPEJTË TEK VLLAZNIA

Vllaznia e sezonit të ri duhet të nisë menjëherë nga puna sepse pritshmëria për të është shumë e madhe. I këtij mendimi është një nga emrat e njohur të futbollit shkodran Fatmir Paçrami i cili në një prononcim për televizionin Rozafa ka bërë thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë sepse me tre lojtarë që janë aktualisht nën kontratë, nuk mund të shkohet askund.

Mjeshtri i Sportit Paçrami u ka bërë thirrje Bashkisë dhe sponsorëve për t’u afruar pranë skuadrës në mënyrë që ta ndihmojnë atë nga ana financiare.

Paçrami i shtohet zërit të specialistëve të futbollit të cilët duan ndryshime rrënjësore tek Vllaznia e sezonit të ardhshëm, e cila duhet të ketë pretendime krejt të tjera nga këto të sezoneve të fundit.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …