Monday , 26 February 2018

PAGA MINIMALE, SINDIKATAT NE PROTESTA NESE NUK MERREN PARASYSHE KERKESAT E TYRE

Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë Rama me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesionave të vështira.  Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëvë shqiptarë të mos nëpërmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nikolla evidentoi faktin se Shqiperia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale, e kjo sipas tij na rendit krahas vendeve të Afrikës Veriore.

 

Kolë Nikolla ftoi opozitën dhe median të mbështesin nismën  Konfederates së Sindikatave për ti rikthyer dinjitetin punëtorit shqiptar.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …