Saturday , 20 January 2018

PAGESA E KESHILLTAREVE DHE KRYEPLEQVE

Pagesa e kryetareve të fshtrave dhe këshilltareve në Bashkinë Lezhë do të marrë zgjidhje.Këshilli Bashkiak i Lezhës do të mblidhet këtë të hënë për të miratuar shpërblimin për vete dhe kryetarët e fshatrave të cilët nuk janë paguar prej 18 mujsh.Për të siguruar pagesën për vete dhe kryepleqtë, Këshilli Bashkiak do të përdorë fondin e kontigjencës për të mbuluar shpenzimet që duhen për shlyerjen e kësaj shume që nevojitet për këto pagesa.

Të paktën ky është njoftimi që u është dërguar këshilltarëve dhe miratimi për të përdorur fondin e kontigjencës është planifikuar ndër pikat e para të rendit të ditës. Duket se të zgjedhurit që përfaqsojnë qytetarët e bashkisë Lezhë nuk mund të diskutojnë asnjë problematikë që shoqëron zonat e tyre pa konfirmuar dhe zgjidhur më parë shqetësimin për vete me mosmarrjen e shpërblimit si këshilltarë në Këshillin Bashkiak Lezhë.Por probleme me pagat kanë dhe administrata e bashkisë të cilët nuk kanë marrë rrogat prej disa muajsh.

Në një deklarate për mediat pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, u shpreh se ky problem do të marrë zgjidhje brenda muajit dhjetor, por pa shpjeguar se ku do të merren keto para, pasi bashkia po përballet me veshtiresi financiare.

Lexoni dhe kete

DËMSHPËRBLIMET E TRASHIGIMTARËVE TË DËNUARVE POLITIK

Ministria e Financave ndërmorri një vendim për të shtyrjen e afatit të dëmshpërblimit për trashigimtarët …