Saturday , 24 October 2020

PAISJA E NXENESVE ME KARTELEN E VAKSINIMIT

Nxënësve të shkollave në Lezhë ju është kërkuar që deri ditën e hënë të dërgojnë fotokopjen e karteles së vaksinimit ose në të kundert nuk do të pranohen në mësim.

Njoftimi është bërë diten e premte në të gjitha shkollat e qytetit dhe afati i shkurter për tu pajisur me këtë dokument ka sjell dyndje nxënësish dhe prindërish në konsultoren e qytetit, duke krijuar radhe të gjata.

Prindërit dhe nxënësit e konsiderojnë mjaft të shkurter kohen e lënë në dispozicion për tërheqjen e këtij dokumenti, kjo duke ju referuar dhe faktit se është fundjave dhe punonjesit e konsultures punojnë vetem 4 orë gjatë të shtunës, ndërsa të dielen janë pushim.

Kartela e vaksinimit të nxënësve ju është kërkuar shkollave nga Njesia e Kujdesit Shëndëtesor në Lezhë, për shkak të situatës së pandemisë.

Lexoni dhe kete

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Njësisë Administrative Rrethina, faza …