Saturday , 19 October 2019

PAJISJA ME LIBRA FALAS NE SHKODER

Ka nisur shpërndarja e librave falas prë nxënësit e klasave të para të Shkodrës, procesi po vijon normalisht shprehet kështu Elira Smaka inspektore pranë DAR Shkodër. ndërsa në Shkodër në klasën e parë sivjet do ulën rreth 2500 nxënës.

Drejtorja e Shkollës 9 vjecare ” Ndoc Mazi” të Shkodrës Valbona Idrizi shprehet se në klasat e para janë rreth 100 nxënës që do paisen me libra falas dhe se gjithashtu nxënësve të kësaj shkolle që p[ërfitojnë libra falas nga ana e distributorëve është bërë e mundur paisja dhe plotësimi.

Në shkollën Ndoc Mazi të Shkodrës po punohet që të gjithë nxënësit të paisen me librat falas ndërsa është bërë edhe njoftimi i atyre familjeve të cilat nuk plotësojnë kriteret që të përfitojnë libra falas që të drejtohen pranë dy distributorëve të Shkodrës që të bëjnë paisjen me libra.

Kjo shkollë shprehet drejtorja Idrizi ofron mundësi të shumta dhe kushte të mira për edukim dhe se investimet në këtë shkollë nuk kanë munguar si nga institucionet përkatëse ashtu edhe nga vetë komuniteti i prindërve dhe nga mësuesit.

Lexoni dhe kete

MYFTIU I SHKODRËS THIRRJE DIPLOMACISË SHQIPTARE

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë …