Monday , 26 February 2018

PAKENAQESI PER PUNIMET NE BLLOKUN E PALLATEVE NE XHABIJE

Ashtu sic nisi, ashtu ka perfunduar rikonstruksioni ne bllokun e pallateve te lagjes Xhabije ne qytetin e Shkodres, me debate. Por, punimet duket se jane lene pergjysem ne kete lagje. Lagjia ndodhet mes gropash, me trotuaret e paperfunduara, pa kontiniere te mbetjeve dhe me mungese te sistemit te ndricmit gjate oreve te mbremjes. Jane vete banoret e kesaj lagje qe e shprehin nje shqetesim te tille per Tv Rozafa. Sipas tyre, nje rikonstruksion i tille me mire te mos ishte bere, pasi ka ndikuar me negativisht per kete lagje.

Data e fillimit te rikonstruksionit ne kete zone ishte parashikuar me 22 gusht te vitit 2016, por qe nisi pak muaj me vone. Nderkohe, perfundimi i punimeve ishte parashikuar ne muajin mars te ketij viti, por sic duket edhe nga pamjet dhe komentet e banoreve, keto punime akoma nuk kane perfunduar ose jane lene pergjysem. E nga ana tjeter, tashme lulishtet e kesaj lagje i kane lene vendin betonit.

Lexoni dhe kete

NDIHMA DHE USHQIME PËR SHTËPINË E FËMIJËS 6–16 VJEÇ NË SHKODËR

Ambasada Kineze në vendin tonë ka dhuruar këtë të hënë disa ushqime dhe ndihma të …