Friday , 21 February 2020

PAKETA E ANTI-SHPIFJES DHE VENDIMI PËR SALIANJIN, REAGON BASHA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë të posaçme për mediat ka theksuar se opozita nuk do të lejojë censurimin e medias dhe kapjen e gjyqësorit. Nisur nga antishpifja dhe vendimi për Salianjin, Basha akuzoi Ramën se hodhi në erë dy kolonat e demokracisë, dënoi opozitën dhe po tenton ti mbyllë gojën mediave.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar shtoi Basha. Në fund ai kishte dhe një mesazh të qartë për kundërshtarin e tij politik.

Gjithashtu, Basha i bën thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktatures për agjitacion e propagandë.

Lexoni dhe kete

BASHA TAKIM ME METËN DHE ALEATËT

Pas përfundimit të takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe me aleatët, kryetari i …