PAKT E PLAN KOMBËTAR NË PARANDALIMIN E COVID-19 DHE PËR EKONOMINË

Shqiperia ka nevoje për nje pakt dhe plan kombetar qe duhet të insistoje në parandalimin dhe trajtimin e COVID-19, por dhe nje plan të rimekembjes se ekonomise sone kombetare. Ky është propozimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Nëpërmjet një postimi në facebook, ndër të tjera Mediu shkruan:
“Qeveria Rama të degjoje dhe vleresoje propozimet e shoqatave te biznesit.
Biznesi shqiptar ka dale me propozime konkrete të cilat duhet të shqyrtohen me urgjence nga qeveria. Masat shtrenguese ndaj qytetareve dhe bizneseve mund të zbusin perhapjen e COVID-19, por padyshim qe krijojne nje problem te madh ekonomik qe ashtu si në vendet e tjera kerkon zgjidhje sa me pare.

Ai tregon propozimet e biznesit si dhe shpjegimet e propozimeve:

  1. Të kompensohen pagat e punonjësve dhe të përjashtohen nga të gjitha detyrimet fiskale deri në kthimin në normalitet, të gjitha:
    a. Sipërmarrjet e sektorit të transportit të udhëtarëve urban, ndërurban dhe ndërkombëtare.
    b. Sipërmarrjet e sektorit të hoteleri turizmit dhe agjensitë e rrugëtimit.
    c. Sipërmarrjet e biznesit të vogël dhe të mesëm që janë të mbyllura si pasojë e masave shtrënguese.
  2. Të përjashtohen deri në kthimin e normalitetit nga:
    a. Detyrimet fiskale (tatim fitimi, tvsh, sigurimet shoqërore, tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi në burim) për të gjitha sipërmarrjet që të ardhurat e muajt mars 2020 janë 20% më pak se mesatarja e muajt shkurt dhe janar 2020.
    b. Të aplikohet 20% ulje të çmimit për furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjitha sipermarrjet në sektorin e prodhimit.
  3. Të përjashtohen nga të gjitha detyrimet e pikës 2 si dhe të kompensohen nga qeveria shqiptare të gjithë punonjësit e kompanive që të ardhurat e muajt mars 2020 janë 30% më pak se mesatarja e muajt janar dhe shkurt 2020.
  4. Garancia sovrane e vënë në dispozicion të sipërmarrjes private duhet të jetë e pa limituar dhe të përmbushë të gjitha kërkesat e sipërmarrjes private që kanë një rënie të të ardhurave në muajin mars 2020 më shumë se 20% e mesatares së muajt janar dhe shkurt 2020, përfshirë edhe sipërmarrjet bujqësore, blegtorale dhe peshkimi.
  5. Të rishikohet me mënyrë të përshpejtuar proçeduriale buxheti, duke hequr dorë nga investimet dhe shërbimet publike jo bazike në përputhje me gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
  6. Qeveria shqiptare (institucionet e pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal), të marrë masat që të likuidojë të gjitha detyrimet ndaj sipërmarrjes private, brenda muajit prill 2020, si dhe të shlyej në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontratat e veprave dhe shërbimeve publike që nuk janë të anulluara me apo pa rishikim buxheti.
  7. Të pranohet automatikisht nga sektori financiar kredidhenes kërkesa e sipërmarrjes private si kredimarrës për riskedulimin e kredisë (shtyerje afati të paktën 3 muaj) dhe në varësi të situatës së masave shtrënguese.
  8. Për të gjitha donacionet, që sipërmarrja shqiptare do të ndërmarrë për t’i ardhur në ndihmë përballimit të situatës Covid-19, kërkojmë njohjen e tyre si shpenzim i zbritshëm nga sistemi fiskal.

Lexoni dhe kete

ULQINAKU: RAMA DHE RILINDJA JANE TASHME E SHKUARA E ZEZE E KETIJ VENDI

Nga Izmira UlqinakuFryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në …