Wednesday , 1 April 2020

PALLATI I DEMTUAR NGA TERMETI NE LAÇ

Banoret e këtij pallati 5 katësh në lagjen numer 2 të qytetit të Laçit i kanë braktisur banesat e tyre prej dy javesh. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëmtime të shumta në këtë objekt, por askush nuk ka shkuar për ta verifikuar. Banoret thonë se grupet e punës kanë kaluar në këtë lagje, por pallatin e tyre e kanë anashkaluar pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar bashkisë së Kurbinit.

Ata kërkojnë që të jepet një vlersim zyrtar për këtë objekt i cili ka pësuar dëmtime serioze dhe kanë frikë të qëndrojnë brenda.

Në këtë situatë janë qindra banor të Laçit. Prej dy javesh ata flejnë në makina apo tek të afërmit e tyre, pasi nuk kanë siguri të qëndrojnë në banesat e tyre të dëmtuara pa u inspektuar nga specialistet.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …