Analiza e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit nuk ka si synim të presë koka por të mbahet përgjegjësi nga ato njërëz që kanë patur defekte dhe probleme gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ka qënë kjo deklarata e Kryetarit të grupit parlamentar të PD- së Edi Paloka gjatë analizës së zgjedhjeve lokale me strukturat e partisë demokratike në bashkinë e Malësisë së Madhe. Sipas Palokës këto analiza nuk synojnë largimin e njerëzve nga PD por duke mbajtur përgjegjësi të bëhën të gjithë sëbashku për tu përgatitur për zgjedhje të parakohshme.
Sipas Palokës këto analiza janë një pjesë e përgatitjes për zgjedhje të parakohshme.
Strukturat drejtuese të Partisë demokratike në Malësi të Madhe kanë zhvilluar analizën e zgjedhjeve të 21 Qershorit, ku kjo forcë politike humbi këtë bashki, kjo sipasoje e përcarjeve dhe mospërfshirjes së ish- krerëve demokrat të njësive vendore të këtij rrethi në fushatën elektorale për kandidatin e djathtë Anton Kokaj. Gjatë analizës me dyer të mbyllura anetaret e kryesisë ndërsa kanë lavdruar kandidaturën e Kokajt kanë lëshuar akuza ndaj një pjese të ish kryekomunarve dhe ish kreut të bashkisë Koplik që sipas tyre kane punuar kundër PD- së dhe në favor të partisë socialiste. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe Paloka I cili I është drejtuar kryesisë së PD- së duke u thënë se është turp për ju që keni humbur Malësinë e Madhe. Në fund sekretari i PD- së në këtë bashki Anton Kokaj u ka drejtuar një thirrje të pranishmëve që të bashkohen dhe të bëhën gati për sfidat e tjera politike.