Breaking News

PANAIRI I 18 -te LIBRIT NE ULQIN

Për të 18 vit me radhë në qytetin bregdetar të Ulqinit është mbajtur panairi i Librit, në të cilin marrin pjesë 45 botues nga Ulqini, Tirana, Shkodra, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tetova e Gostivari. Në hapjen solemne të këtij panairi moren pjesë Ministri i Kulturës i Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, si dhe Zevendes Ministri i Turizmit dhe Mjedisit te Shqiperise Hajrullah Çeku. Irena Toçi drejtuese e Institutit të Librit dhe Promocionit, si një nga bashkëorganizatorët e këtij panairi që në fillimet e tij 18 vite më parë u shpreh se ka qenë vizioni i drejtuesve që bënë që fjala Shqipt dhe ajo malazeze të jenë të barabartë, pikërisht falë këtij panairi.

Nga ana tjetër në këtë panair përshëdeten edhe Kryetari i Komunës Ulqin, Loro Ndrekiq dhe zëvëndës Ministri i Turizmit i Shqipërisë Hajrullah Çeku, të cilët theksuan se arti dhe kultura bashkon popujt, e sidomos popujt e rajonit.

Në këtë panair të 18 me radhë në qytetit bregdetar të Ulqinit do të prezantohen botime të reja të autorëve të ndryshem. Ndërsa cilësohet si i krahasueshëm me Panairët e Tiranës, Prishtinës, Beogradit, Podgoricës apo edhe Shkupit. Panairi i 18 i librit në Ulqin organizohet nga Qëndra Kulturore Ulqin, Inistituti i Librit dhe Promocionit në Tiranë, Organizata Turistike e Ulqinit dhe nën kujdesin Komunës Ulqin. Panairi është i hapur deri me datën 8 gusht.

Lexoni dhe kete

PUNIMET TEK MEMORIALI I SKENDERBEUT, NDIKIM NE TURIZEM

Punimet e nisura per restaurimin e vendvarrimit të Skëndërbeut në qytetin e Lezhës, kanë dhënë …