Sunday , 27 September 2020

“PANAIRI I ARTIZANATIT 2020” NË SHKODËR

E kthyer në traditë tashmë, në Shkodër këtë të mërkurë është organizuar “Panairi i Artizanatit 2020”. Në fjalën e saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se kjo ditë shënon 8 vjetorin e organizimit të panairit në Shkodër dhe bashkia do të vijojë të ofrojë mbështetjen e saj.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që tha se duhet më shumë mbështetje ndaj artizanatit.

Gjithashtu, presidenti Meta dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, presidentin e shoqatës së artizanëve, Zef Gjini, për kontributin e dhënë në fushën e artizanatit.

Lexoni dhe kete

ZHVENDOSJA E KIOSKËS NGA PEDONALJA E SHKODRËS

E vendosur prej kohësh në pedonalen e Shkodrës, këshilltarët e këshillit bashkiak Shkodër, kërkojnë zhvendosjen …