Breaking News

PANAIRI I LIBRIT NE ULQIN

Në Ulqin të Malit të Zi është hapur edicioni I 19-të I panairit të librit me pjesëmarrjen e një numri të madh të vizitorësh por edhe të përsonaliteteve të ndryshme të rajonit. Në ceremonin e solemne të hapjes së panairit ishin të pranishëm Ministri I Turizmit Blendi Klosi, Ministrat e Kulturës I Malit të Zi Aleksander Bogdanoviq dhe I Maqedonisë së Veriut Skender Ismajli. Për Ministrin e Turizmit të Shqipërisë Blendi Klosi u shpreh se kjo është një mundësi e mirë dhe ku flitet qytetarçe dhe së bashku mund të ofroojmë një ofertë turistike kulturore të përbashkët.

Ministri I Kulturës së Malit të Zi u shpreh se me anë të librit kulturat e ndryshme mund të komunikojnë me njëra tjetren.

“Dekadat e fundit, nëpër të cilat popujt e këtyre hapsirave kanë kaluar nëpër ndryshime radikale sociale dhe politike, libri paraqitet si një domosdoshmëri për të kuptuar më së miri këto përvoja. Jam I gëzuar se në këtë panair ka botues dhe shkrimtar të vendeve të rajonit si Shqipëria, Mali I Zi, Maqëdonia e Veriut, Bosna e Hercegovina etj. Kjo është edhe dëshmi e bashkëpunimit ku shumë shkrimtar malazez janë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe autor shqiptar në gjuhën malazeze.”
Ndërsa për organizatoren Irena Toçi ka një rëndësi ky edicion I 19-të I panairit të librit pasi sjell botuesit më të mëdhej të rajonit.

Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga i gjithë rajoni, kurse risi këtë vit do të jetë edhe ndarja e dy çmimeve, “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë, dhe do qëndroj I hapur deri me 31 korrik.

Lexoni dhe kete

TE DIELEN ZGJEDHJET NE KOMUNEN E ULQINIT

Të dielen e katër shkurtit në Komunen e Ulqinit zhvillohen zgjedhjet lokale. Të drejtë vote …