Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

PANDEMIA, 180 KERKESA PER NDIHME PSIKOLOGJIKE

Periudha e karantinës është shoqëruar me kerkesa te shumta per ndihme psikoligjike për në Qarkun e Lezhës, duke e renditur këtë zonë me numrin më të lartë të përsonave në rang vendi, që kanë kërkuar këshillim onlinë tek psikologet.

Të dhënat janë bërë publike nga Urdhëri i Psikologut, teksa në harkun kohor të 50 ditëve ka patur 180 telefonata e kjo lidhet dhe me faktin se kjo zonë është prekur dhe nga tërmeti i vitit 2019.

Psikologu Besmir Frroku thotë se kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35. Sipas Frrokut problemet më të shumta janë konstatuar me ankthin, e më pas rënditen stresi, konfliktet bashkëshortore dhe çrregullime të sjelljes së fëmijës në kushtet e shtëpisë.

Të dhënat e këtij studimi u janë paraqitur institucioneve shtetëtore, pasi situata shihet si mjaft problematike. Gjatë gjithë periudhes së karantinës, 13 psikologë në Qarkun e Lezhës kanë ofruar këshillim online për popullaten.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …