Breaking News

PAPA FRANÇESKU LETER KARDINALIT SHQIPTAR

 

Dom Ernest Troshani ka qene serish i preferuar i Papa Françeskut. Kete here ati i shenjte ka kerkuar nga Kardinali Shqiptar qe te perfaqesoje seline e shenjte ne Kosove me daten 5 shtator per shugurimin e tempullit te Nene Terezes.

“Ndërmjet shenjtorëve të ndritur, një vend të veçantë zë Shën Tereza e Kalkutës, e mirënjohur nga të gjithë për flijimin e saj në shërbim të njerëzve më të varfër e më të ligshtë, të cilët i ndihmoi e i mbrojti. Prej këndej, për nder të Saj, në Prishtinë u ndërtua Shenjtërorja, ku besimtarët do të mblidhen jo vetëm për kremtimet e liturgjisë së shenjtë e për marrjen e sakramenteve, por edhe për t’ia lartuar virtytet e Saj e për ta ndjekur shembullin e Saj.

Që ky Tempull të jetë sa më i përshtatshëm, do të shugurohet, edhe për t’u ndjerë më fort në të, prania e Shën Terezës, kur besimtarëve, që mblidhen këtu për të ofruar flijime, u shpallet Lajmi i Mirë i Ungjillit dhe u paraqiten veprat e saj të mira. Kështu do ta kenë edhe më tepër mbrojtjen dhe përkrahjen e Saj.

Për ta kryer këtë rit në mënyrë sa më të lumnueshme, vendosëm të dërgojmë përfaqësuesin tonë.

Ty, i nderuari Vëllai ynë, Bir i këtij Populli, po të emërojmë dhe po të shpallim të Dërguarin tonë të jashtëzakonshëm.

Lexoni dhe kete

“ANTALOGJI – GEGNISHTJA POETIKE”, LIBRI I RI I FILIP GURAZIUT

Në kuadrin e aktiviteteve të “Pro Gegnishtes”, Instituti i promovimit të vlerave në gjuhën shqipe …