Breaking News

PAPUNESIA ESHTE ME E ULETA HISTORIKE NE VENDIN TONE

Punësimi është fjala kryesore e qeverisë dhe papunësia është më e ulëta historike në vendin tonë. Deklarata erdhi nga qyteti i Shkodrës nga ministri i financave Arben Ahmetaj, gjatë zhvillimit të panairit të punës për Rajonin e Veriut.

Ndërsa, ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Shqiperia është në punë e jo në rremujë, ndërkohë që pjesëmarrja tregon se njerëzit duan punë e zhvillim e jo rrëmujë e destabilitet.

Nga ana tjetër, drejtorja e zyrës së punës Shkodër, Rozafa Zmijani, tha se partnerët tanë na kanë ofruar 760 vende të reja pune.

Panairi i Punës, i pari që përfshinte të gjitha rajonet e Veriut, u zhvillua këtë të shtunë në shkollën industrial “Arben Broci” të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

“DUHET VETEM NJE INFRASTRUKTURE E MIRE PER RRUGEN E THETHIT”

Problematika me borën  që sjell bllokimin e rrugës se Thethit është e tillë prej disa …