PARAKALIMI I GABUAR SHKAK I AKSIDENTIT NE RRUGEN E KOMBIT

Parakalimi i gabuar i automjetit tip Volkswagen është bërë shkak për aksidentin e një ditë më parë në rrugen e kombit, ku humben jeten 2 përsona dhe u plagosen tre të tjerë. Në këtë konkluzion ka dalë policia, pas ekspertizes në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave automjeti që u bë shkak për aksidentin po lëvizte me shpejtësi në drejtim të milotit, kur është futur në parakalim, duke sjellë dhe përlasjen fatale.

Automjetet janë përplasur kokë me kokë me njëri tjetrin, pasi përshkak të shpejtësi asnjëri nga drejtuesit nuk ka manovruar për të shmangur aksidentin. Nga ana tjetër mësohet se 2 nga gratë e plagosuru ndodhen në gjendje kritike për jeten në spitalin e traumes në Tiranë, pasi kanë pësuar dëmtime të shumta nga përplasja, ndërkohe që e plagosura e tjeter e ka kaluar rrezikun për jeten.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së premtes në rrugen e kombit pranë fshatit Fang të Rubikut. Nga aksidenti humben jeten dy drejtuesit e e mjeteve, si dhe u plagosen tre pasagjere që udhetonin me ta. Pavarësisht masave të ashpra të policisë për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, rruget e qarkut të Lezhës vijojnë të jenë problematike përsa i përket aksidenteve, ku vetem në harkun kohor të tre ditëve janë shënuar 3 viktima dhe 3 të plagosur.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKOMODUESI” NE SHKODER

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e …