PARANDALOHET NJE KONFLIKT ME PASOJA TE RENDA

Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konfikti me pasoja të rënda. Kështu në prangat e policisë ka rënë Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin H. P., konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.

Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 e 84 e Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PER GJEKSON PUSIN

“Arrest me Burg” eshte masa e sigurise e caktuar per Gjekson Pusin, i cili akuzohet …