Wednesday , 18 September 2019

PARANDALOHET TRAGJEDIA NË MANATI TË LEZHËS

Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës. Ato kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, të mbetura që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thotë se xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore. Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka krahas videos së operacionit të Forcave të Armatosura.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …