Monday , 25 October 2021

PARAQITJA E LIBRIT “PREMTIMI I PERMBUSHUR” I GJON SINISHTES

Ne kuader te aktiviteteve per Kanonizimin e Martireve te Kishes Katolike ne Shqiperi, mbremjen e se Henes ne sallen “Kardinal Mikel Koliqi” te qytetit te Shkodres eshte bere paraqitja e librit “Premtimi i Permbushur” i autorit Gjon Sinishta, perkthyer nga Vladimir Banushi dhe botuar nga Komisioni Drejtesi dhe Paqe. I pranishem ishte edhe arqipekshvi i dioqezes Shkoder-Pult, imzot Angelo Massafra, i cili u ndal me shume per te folur per emerimin kardinal te Dom Ernest Troshanit, ku nje emerim te tille nga Papa Francesku e qujati dhurate dhe e konsideroi si qershine mbi torte.

Nderkohe, studiuesi i historise se Klerit Katolik ne vendin tone, Angjelin Deda foli per figuren e autorit Gjon Sinishta, kurse pedagogu i fakultetit te gjuhes, Arben Prendi, tha se ky liber eshte vetem nje pjese e kalvarit te popullit shqiptar nen diktaturen komuniste.

Ne kete liber, pervec deshmive, kujtimeve dhe interpretimeve te veta, autori u kujdes qe per hir te objektivitetit te perfshinte ne veper edhe ato te disa prej personaliteteve me ne ze te disidences se kohes.

Lexoni dhe kete

“GISHTĂ‹ZAT”, SHFAQJE PĂ‹R FĂ‹MIJĂ‹ NĂ‹ AMBIENT TĂ‹ HAPUR

E kishin pĂ«rgatitur shfaqjen qĂ« tĂ« jepet nĂ« teatrin “Migjeni”, njĂ« shfaqje pĂ«r fĂ«mijĂ«, me …