Breaking News

PARKIMET DYSHE DHE NE RRUGICA PROBLEM PER POLICINE

Problemi më I madh në Shkodër është poarkimet dyshe në rrugët e rrugicat e Shkodrës cka vë në vështirësi edhe mbërritje në kohë. Nga ana tjetër për policinë e shtetit një pengësë është edhe vendosja e tabelave të cilat ndalojnë parkimin, është ky shqetësimi I ngritur nga Drejtori I Policisë Vendore Gjovalin Loka, gjatë analizës së shërbimit zjarrfikës në Shkodër. Loka shtoi se këto parkime pengoin edhe mbërritjen në kohë të shërbimit zjarrfikës në raste kur ka zjarr.

Nga ana tjetër Shefi I Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës Ridvan Bushati u shpreh se problem më I madh është në rezervatin e Velipojës, I cili nuk ofron asnjë mundësi aksesi dhe se është në zonë e cila sidomos gjatë verës kthehet në një rrezik permanent sa I përket përfshirjes nga zjarri.

Shtimi I fondit dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve ka qenë temë e diskutimit mes të pranishmëve në këtë analizë.

Lexoni dhe kete

SINDIKATA E ARSIMIT, ANKESA NDAJ DAR SHKODER

Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër po mundohet të lërë mënjanë bashkëpunimin me Sindikaten e Arsimit. Është …