Wednesday , 24 January 2018

PARKIMET E AUTOMJETEVE, PROBLEM NE QYTETIN E KOPLIKUT!

Çeshtja e parkimeve vijon te jete nje problem i pazgjidhur ne Bashkine Malesi e Madhe. Nje problematike e tille u diskutua edhe ne mbledhjen e kesaj te Hene te Keshillit Bashkiak Malesi e Madhe. Keshilltaret kerkuan caktimin e vendeve te parkimit afer qendres se qytetit te Koplikut.

Ndersa, pergjegjesi i sektorit te planifikimit dhe zhvillimit urban ne Malesi te Madhe, Arnold Skenderaj tha se do te parashikohet nje shesh prane Bashkise Malesi e Madhe per parkim publik.

Nderkohe, debate ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak Malesi e Madhe solli edhe pika e pare e rendit te dites, ajo e ndihmes ekonomike, ku keshilltaret e djathte akuzuan per shperndarje jo te drejte te kesaj ndihme.

Lexoni dhe kete

”MUNGESA E KRYEBASHKIAKUT MARINAJ, FYERJE NDAJ MALESOREVE”

Keshilltarja e djathte ne Keshillin Bashkiak Malesi e Madhe. Mimoza Rexhvelaj ka komentuar mungesen e …