PARKIMI I MAKINAVE MBI TROTUARE, PROBLEM NE LEZHE

Në Lezhë qytetaret janë të detyruar të ecin në rrugë ku lëvizin makinat. Kjo ndodh pasi trotuaret zaptohen nga automjetet, duke penguar lëvizjen e këmbasoreve.Problematika më e madhe është në brendësi të lagjeve të qytetit.Qytetaret kërkojnë që të gjendet zgjidhje, pasi lëvizja në rrugë ju rrezikon jeten.

Për të frenuar parkimin e automjeteve mbi trotuare Policia Bashkiake ka shtuar masat ndëshkimore ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin ligjin.Drejtori i Policisë Bashkiake Leonard Pali, thotë se gjatë diteve të fundit janë vendosur me dhjetra gjoba, ndërsa kontrollet do të vijojnë në vazhdimësi.

Zaptimi i trotuareve nga automjetet është një problematikë e vjeter në Lezhë, e kjo ndodh nga numri i kufizuar i parkingjeve si dhe tendeca për të parkuar drejt qendres së qytetit.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …