Thursday , 27 January 2022

PARKINGJET ME PAGESE NE SHENGJIN

Duke nisur nga ky sezon turistik, parkingjet publike në Shëngjin do të jenë me pagese. Vendimi është marrë nga Bashkia Lezhë, ndërsa deklarohet se çmimi që do vendoset nuk do jetë i lartë që të rëndoje në xhepat e vizitoreve.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se hapësira publike është një ndër asetet kryesore që njesia vendore krijon të ardhura, ndaj dhe është marrë ky vendim.

Pacaj shton se të ardhurat që do grumbullohen do të përkthehen në shërbime dhe investime për zonen turistike të Shëngjinit.

Sipas të dhënave në të gjithë Shëngjinin janë rreth 400 parkingje publike dhe përmes vendosjes se pageses synohet që të shmanget dhe kaosi në lëvizje që krijohet gjatë sezonit turistik.

Lexoni dhe kete

“VIT TË MBARË SHKODËR”

Komisioni Dioqezian “Drejtesi e Paqe” ka organizuar ne teatrin “Migjeni” Shkoder aktivitetin e pervitshem “Vit …