PARKINGU NE SPITALIN E LEZHES ME PAGESE

Të gjitha qytetaret që i drejtohen spitalit rajonal të Lezhës dhe duan që të parkojnë automjetet brenda ambjenteve të tijë, ju duhet të paguajn.Prej ditesh në hyrje dhe dalje të spitalit janë vendosur sportelet e pageses.

Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga qytetaret.Ata thonë se nuk kanë mundesi financiare për të paguar dhe në këto kushte detyrohen ti parkojnë automjetet jashtë rrethimit të spitalit, por kjo po ju kushton shumë, pasi përballen me gjobat e policisë rrugore për parkim të gabuar.

N/drejtori i Spitalit të Lezhës Salvador Bruka, thotë se vendosja e trareve është bërë për disipilimin e qërkullimit brenda territorit të spitalit, ndërsa shton se të ardhurat që grumbullohen shkojnë në arken e spitalit.

Të shumtë janë qytetaret të cilët çdo ditë përshkak të pageses prej 100 deri ne 150 lekesh te reja refuzojnë parkimin e automjeteve brenda ambjenteve të spitalit, por që nga ana tjeter po përballen me gjoba nga ana e policisë rrugore.

 

Lexoni dhe kete

RRUGES NE LAGJEN “NENE TEREZA”, I VENDOSET EMRI I ALEKSANDER NDOKES

Rruga në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës, nga sot do të mbajë emrin …