PARLAMENT – BASHA: RUÇI PINJOLL I DIKTATURËS! ZGJEDHJET U FITUAN NË ALEANCË ME KRIMIN

Ndërkohë që Gramoz Ruçi mbante fjalën para deputetëve pas zgjedhjes në krye të Parlamentit, Lulzim Basha nga jashtë ndërtesës ku kishte mbështetës të opozitës, tha se u zgjodh jo vetëm si pinjoll i fundit i diktaturës.

Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit u fituan në aleancë të pandërprerë me krimin.

BashaRuçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin: Në këtë ditë, ku së bashku me nderimin e martirëve të Postribës mblidhemi jo vetëm për të vendosur së bashku, por edhe për të luftuar së bashku që e djeshme të mos kthehet më kurrë si e nesërmja.

Kjo ditë rëndon dyfish sot në Parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni u mor vendimi për të zgjedhur jo thjesht pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe në Sigurimin e Shtetit, por për të sfiduar aspiratën e çdo qytetari për një Republikë të pastër nga droga.

Edi Rama për 4 vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeverisi në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin. Sot, mazhoranca e tij në këtë Kuvend nuk është mazhoranca e qytetarëve shqiptarë, por është mazhoranca e aleancës me krimin.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …