PARMEZA: VETËM ME 2 JAVË STËRVITJE, GATI PËR NDESHJE

Me shpresën se situata e pandemisë do të përmirësohet shpejt dhe sporti ashtu si çdo pjesë tjetër e jetës tonë do t’i kthehet normalitetit, sportistët po mundohen të bëjnë planet për rikthimin në ndeshje dhe aktivitetet zyrtare. Megjithatë e rëndësishme është që gjatë kësaj periudhe deri në nisjen e rregullt të stërvitjes çdo sportist duhet të mbajë formën.

Specialisti i përgatitjes atletikës Arben Parmeza ka bërë të ditur se nëse ndodh kështu, ekipet me një stërvitje vetëm dyjavore do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë për të zhvilluar ndeshjet e para. Ai këtë deklaratë e ka bërë mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa ku ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Arena”.

Ndërkohë pjesë e këtij emisioni kanë qenë edhe katër sportistë të tjerë të cilët janë lidhur njëkohësisht përmes “skype” edhe katër sportistë të cilët kanë folur nga katër vende të ndryshme dhe pikërisht futbollisti i Vllaznisë Mevlan Adili nga Maqedonia e Veriut, volejbollisti shkodran Anton Qafarena nga Gjermania, basketbollisti Celis Taflaj nga Italia dhe portieri shkodran Erind Selimaj nga Kosova.

Ato kanë folur për gjendjen e tyre shëndetësore dhe situatën e krijuar nga covid-19 në këto vende dhe njëkohësisht kanë dhënë mesazhet e tyre për gjithë shkodranët dhe shqiptarët duke uruar një normalizim sa më të shpejtë të situatës.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …