PARTIA DEMOKRATIKE ‘BËHET GATI’ PËR ZGJEDHJE

Partia Demokratike fillon nga kjo e enjte përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale. Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Ky është një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në 4 faza.

Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kanë të drejtën e vetpropozimit.

Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Përmes këtij procesi, PD garanton një proces te hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente.

Të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat që janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtorë të sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronarët do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD.

Lexoni dhe kete

AMULI: RAMA PO MANIPULON SHQIPTARËT

Procesi me të cilin ka hyrë PD është mëse i qartë dhe përzgjedhja e kandidatëve …