Wednesday , 13 June 2018

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data e themelimit për njërën nga partitë më të mëdha në Shqipëri. Për këtë, mbrëmjen e së martes është festuar 27-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste. Një festë që përkon edhe me proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në lidhje me këtë ministri i jashtëm dhe njëkohësisht deputeti i PS-së në Qarkun Shkodër, Ditmir Bushati, tha se kjo është një datë e rëndësishme për Partinë Socialiste dhe çdo vit ka sfidat e veta, por kjo datë përkon me proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim merret pjesë edhe prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, deputetë të PS-së si edhe anëtarë dhe të rinj të kësaj force politike në Shkodër.

Lexoni dhe kete

MBI 1500 LEZHJANE PJESE E PROTESTES SE OPOZITES

Të shumtë kanë qenë qytetaret lezhjanë që i janë bashkuar protestes së opozites në Tiranë.Nisja …