PARTIZANI KËRKON HEBAJN, PRITET PËRGJIGJA E DOMZHALES

Futbollistët shkodranë vazhdojnë të jenë të preferuarit e ekipeve të Superligës shqiptare. Pas Arlind Kalaja që ka kaluar tek Kukësi dhe do të luajë me të në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, edhe Erjon Vucaj është pranë kalimit tek Luftëtari dhe do të luajë me të në Ligën e Europës. Por një tjetër futbollist shkodran mund të luajë në Europë. Bëhet fjalë për sulmuesin Rubin Hebaj i cili po kërkohet nga ekipi i Partizanit. Drejtuesit e kuq janë në përpjekje për të gjetur një sulmues cilësor dhe për këtë arsye, kanë hedhur sytë nga 19 vjeçari që është në pronësi të sllovenëve të Domzhales. Por fakti që ai nuk ka patur shumë hapësira atje, i ka detyruar drejtuesit e klubit që të shohin mundësinë e huazimit për një sezon të këtij futbollisti. Dhe Partizani do të ishte një alternativë e mirë për të. Gjithsesi do të jenë ditët e ardhshme ato që do të vendosin për këtë gjë.

E ndërsa futbollistët kanë filluar të sistemohen, tek Vllaznia ndërkohë vazhdon të jetë një kaos i vërtetë. Ende askush nuk e di se kur do të nisë puna për sezonin e ri. Lojtarët janë në pritje të një komunikimi nga ana e klubit por duhet thënë se ai vazhdon të jetë pa administrator. Rrjedhimisht edhe pa trajner. Një nga kandidaturat e përfolura për këtë të fundit, pikërisht Edi Martini, është shprehur në media se askush nuk e ka kontaktuar për një çështje të tillë. Se çfarë do të ndodhë, këtë askush nuk mund ta thotë. Në pamje të parë të krijohet ideja se ka kohë deri në fillim të kampionatit por në fakt nuk është kështu. Puna duhet nisur sa më parë. Të paktën në krijimin e strukturave të klubit dhe skuadrës dhe hedhjen e piketave për lojtarët që do mbesin në skuadër, për fazën përgatitore dhe gjëra të tjera shumë të nevojshme për të ardhmen e kësaj skuadre e cila e ka detyrim ringjitjen në Superligë në fund të sezonit.

Lexoni dhe kete

RROTANI: PËR REKORDET E BURRAJT KA NEGLIZHENCË

Pavarësisht thyerjes dy herë brenda dy ditësh të rekordit që ishte në fuqi prej 21 …