PAS BERISHËS, EDHE VUCAJ E DËRGON VLLAZNINË NË GJYQ

Tek Vllaznia përveçse nuk ka marrë ende zgjidhje problemi i emërimit të drejtuesve të rinj teknikë, kanë dalë në skenë edhe të tjera çështje që padyshim prishin edhe më shumë imazhin e këtij klubi. Pak ditë më parë ka qenë shqiptaro- maqedonasi Sedat Berisha që e çoi në gjyq atë për prishjen e kontratës ngaqë dëshironte të kalonte tek Tirana. Ndërsa së fundmi është mesfushori shkodran Erjon Vucaj që e ka çuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Arsyeja është se ai dëshiron të marrë leje- kalimin për të kaluar mesa duket tek Luftëtari.

Ajo që nuk kuptohet në këtë rast është pse këta futbollistë e çojnë çështjen deri në Gjykatë. Në klubin shkodran duket qartë se nuk kanë ndër mend t’i mbajnë futbollistët të cilët kanë patur kontrata të majme dhe një ndër to ka qenë edhe Vucaj. I vetmi problem deri më tani ka qenë mungesa e administratorit për të lëshuar leje- kalimet dhe tashmë që Suad Lici është emëruar në këtë post, ky nuk duket një problem. Gjithsesi, edhe çështja e Vucajt pritet të marrë zgjidhje sepse Vllaznia nuk ka ndër mend ta pengojë për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër. Çështja më e rëndësishme tek kuqeblutë padyshim që është emërimi i trajnerit dhe drejtorit të ri sportiv. Kjo pritej të ndodhte gjatë ditës së sotme por as këtë herë nuk ka ardhur asnjë vendim.

Një gjë e tillë e shtyn pafundësisht nisjen e stërvitjes për ekipin dhe kjo nuk është diçka e mirë. Të gjithë janë në pritje, kandidatët për trajnerë, ato për drejtor sportiv por edhe futbollistët që duan të sqarojnë pozicionin e tyre, para se të marrin edhe ato vendimin ndoshta për ta çuar në Gjykatë Vllazninë. Një verë e nxehtë kjo edhe për klubin shkodran që po përballet edhe këtë herë me shumë probleme që kanë të bëjnë me ecurinë e mëtejshme të tij.

Lexoni dhe kete

FRANKO BURRAJ TENTON REKORD TË RI NË EUROPIAN

Atleti I Vllaznisë Franko Burraj pas pak ditësh do të niset drejt Gjermanisë për të …