Humbja e Vllaznisë ndaj Tiranës pasditen e së shtunës ka bërë që përfundimisht ajo ta lëshojë vendin e parë në renditje, Këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri I saj Bledar Gjeçaj I cili tashmë bashkë me ekipin e tij ka filluar të mendojë për ndeshjet e plej- ofit. Njëkohësisht, ai ka bërë ditur se në ditët e ardhshme priten edhe dy përforcime tek Vllaznia me lojtarë të huaj cilësorë.
Në ditët në vazhdim do të mësohet edhe në lidhje me kombësinë dhe rolet ku luajnë këto basketbollistë të cilët pritet të rrisin shumë forcën e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit dhe natyrisht tek ndeshjet e plej- ofit për t’u shpallur kampione e vendit sërish.