Tuesday , 16 January 2018

PASAPORTA E TAHIRIT, ALIBEAJ: PO I NGUSHTOHET RRETHI ATIJ DHE RAMËS

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për sa i përket vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Alibeaj, kjo është një tjetër provë që Prokuroria dh Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të dorgës.

Gjithashtu deputeti demokrat ka shtuar se ish- ministri Tahiri ka qenë mbroja politike e Habilajve në Tiranë si dhe ka vendosur policinë në shërbim të trafikut të drogës.

“Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet”, deklaron deputeti i selisë blu.

Sipas Alibeaj, drejtësia është thjesht çështje kohe nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama.

Deklarata e plotë Enkelejd Alibeaj:

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

· Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,

· Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës

· Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.

· se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.

Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …