Wednesday , 24 July 2019

PASHKET ORTODOKSE, MESHA NE KISHEN ORTODOKSE SHKODER

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës, Ringjalljen e Krishtit. Edhe në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e pashkëve. Dhjetra besimtarë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga famullitari i kishës ortodokse At Nikolla Petani.

Me shprehjen “Merrni dritë nga drita që nuk perëndon kurrë”, At Nikolla iu drejtua besimtarëve ortodoksë në mesnatë, në momentin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e pashueshme e Perëndisë. Flaka që u ndez në atë moment simbolizon Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. Besimtarët Ortodoksë kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …