Saturday , 31 October 2020

PASTRIMI I KANALEVE KULLUESE NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia e Shkodrës vazhdon sipas planit të veprimit për vitin 2020, pastrimin e kanaleve kulluese në të gjithë territorin e saj. Aktualisht, po punohet në fshatin Pentar të Njësisë Administrative Dajç, ku deri tani janë pastruar 7000 metër linear.

Ndërkohë, drejtori i drejtorisë së bujqësisë në Bashkinë Shkodër, Alban Sekja, thotë se në të gjithë territorin, nga fillimi i vitit, janë pastruar dhe rehabilituar, në disa raste nga e para, mbi 58000 metër linear.

Vënia në eficencë e këtyre kanaleve, minimizon në një shkallë të lartë dëmet e mundshme nga përmbytjet, në një zonë që ka probleme me këtë fenomen.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …