“PASTRIMI I SHQIPERISE” BENE BASHKE MESIN DHE ADEMIN

Aksioni I pastrimit të Shqipërisë I inicuar nga Kryeministri Rama bënë bashkë  Kryebashkiaken Voltana Ademi dhe Zëvëndës Kryeministren  Senida Mesi. Një angazhim prej 10 mijë personave, kryesisht administratë publike dhe nxënës të shkollave të Shkodrës janë angazhuar në pastrimin e vendit.  Dy drejtueset kanë dhënë mësazhin e tyre mbi emergjencen e mbajtjës pastër të mjedisit.

Administratori I njësisë Administrative Ana e Malit Arben Ceni dhe Prefekti I Shkodrës Çesk Millja kërkuan nga gjithë banorët të kontrobojnë në mbajtjen pastër të ambientit.

Zëvëndës Kryeministrja Mesi dhe Kryebashkiakja Ademi dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore dhe qëndrore ishin në Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit në aksion e pastrimit të përroit të Oblikës.

Lexoni dhe kete

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer në traditë tashmë “Dita e liqenit të Shkodrës”  e cila shënon hapjen e …