Wednesday , 1 April 2020

PASTROHEN KONTINIERËT, ‘HARROHEN’ MBETJET RRETH TYRE

Një pjesë e lagjes Tepe në qytetin e Shkodrës përballet prej kohësh me një situatë të rënduar mbetjesh. Edhe pse kontinierët e mbetjeve pastrohen, rreth tyre sheh mbetje të shumta.

Me afrimin e të nxehtit, situata bëhet më e rënduar për banorët e kësaj zone. Prandaj, firma e pastrimit duhet ta ketë parasysh një fakt të tillë, teksa duhet të largojë mbetjet që ndodhen prej kohësh pranë këtyre kontinierëve.

Edhe kanali në këtë zonë është i tejmbushur nga mbetje të ndryshme.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …